Të fundit

Anglia e nis me fitore Evropianin, triumfon ndaj Serbisë

Anglia e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

“Tre Luanët” triumfuan 1:0 ndaj Serbisë, në ndeshjen e zhvilluar në Gelsenkirchen.

45 minutat e parë në Gelsenkirchen u mbyllën në epërsi minimale 0:1 të Anglisë.

Ishte Jude Bellingham që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 13-të të takimit.

Një harkim i Bukayo Sakas e gjeti kokën e mesfushorit të Real Madridit i cili e dërgoi topin në rrjetë.

E pjesa e dytë ishte e qetë sa i përket golave dhe rasteve.

Mundësinë më të mirë për shënim e pati Harry Kane që e goditi shtyllën pas gjuajtjes me kokë.

Me këtë fitore, Anglia shkon në tri pikë në grupin C në vendin e parë.

Sllovenia dhe Danimarka kanë nga një pikë, kurse e fundit është Serbia pa pikë.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci