Të fundit

Stano: Borrell ende nuk ka dërguar raportin për heqjen e masave në Kosovë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka thënë se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ende nuk i ka dërguar raportin shteteve anëtare lidhur me heqjen masave ndaj Kosovës.

Stano, në një konferencë të rregullt për media në Bruksel, ka thënë se shtetet anëtare e kanë ngarkuar Borrell-in të shkruaj një raport lidhur me masat që janë vënë Kosovës një vit më parë dhe janë ata që të parët do të dinë se çfarë shkruhet në këtë raport, transmeton Paparaci.

“Nuk ka ndodhur ende”, ka thënë ai dhe ka theksuar se nuk ka vend apo nevojë për ndonjë spekulim.

Kur kjo të ndodhë kjo, ka theksuar Stano, do të njoftohen edhe partnerët në Kosovë.

Stano ka thënë se BE-ja është e shqetësuar për situatën në veri, e cila në periudhën e kaluar është shënuar me hapa të vetëm, të pakoordinuar dhe përshkallëzime të reja.

“Për shkak të përshkallëzimit të vazhdueshëm, BE-ja vendosi masa ndaj Qeverisë së Kosovës dhe për këtë është e nevojshme që organet e Kosovës të marrin masa për deeskalim. Të njëjtën gjë presim edhe nga Serbia, sepse të dyja palët kanë detyrë dhe detyrime që në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm dhe t’i kthehen dialogut për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, ka thënë Stano./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci