Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho është shprehur i lumtur me barazimin e Shqipërisë ndaj Kroacisë.
Për tekniku brazilian kjo ndeshje do të mbahet në mend gjithmonë.
“Jam i kënaqur me barazimin dhe shpirtin që lojtarët dhanë në fushë, kjo është ajo çfarë na karakterizon neve. Ky barazim do të shërbejë për të gjithë jetën. Jemi ekip me moshë të re dhe kjo është vetëm hera e dytë që marrim pjesë në Evropian. Do të hyjmë me zemër e me shpirt në ndeshjen e radhës dhe të marrim përvojën siç është Evropiani. Këtë ndeshje do ta mbaj në mend gjithë jetën”, deklaroi Sylvinho.
Ai u përgjigj edhe për paraqitjen e mirë të Arbër Hoxhës e Mirlind Dakut.
“Hoxha luajti mirë edhe në ndeshjen e parë dhe luajti mirë edhe sot, është një lojtar i shkëlqyer. Daku u zgjodh për shkak të karakteristikave sepse lufton mirë në zonë. Nuk mund të bëjmë eksperiment me Hoxhën sepse ka ardhur në mars tek ne, fakti që po luan mirë është mirë”, tha Sylvinho.
