Të fundit

Zbulimi i shpellës në Hënë

Shkencëtarët italianë kanë konfirmuar zbulimin e një shpelle të madhe në Hënë, në afërsi të “Detit të Qetësisë” (Sea of Tranquility), ku disa prej misioneve të hershme Apollo të NASA-s u kryen. Shpella, e gjetur në një nga gropat më të thella të Hënës, është identifikuar si e paktën 40 metra e gjerë dhe disa dhjetëra metra e gjatë, duke sugjeruar mundësi për strehim të mundshëm për astronautët në të ardhmen.

Studimi u bazua në analizën e matjeve të radarëve të sondës “Lunar Reconnaissance Orbiter”, të cilat krahasuan strukturat në Hënë me tubacionet e llavës në tokë. Kërkimi i tyre është publikuar në revistën “Nature Astronomy”, duke sjellë njohuri të reja mbi potencialin e gropave hënore për eksplorim dhe mbrojtje nga rrezet kozmike dhe mikrometeorët.

Shkencëtarët shpresojnë se këto shpella mund të ofrojnë mjetet natyrore për sigurimin e ujit dhe lëndëve të tjera të nevojshme për eksplorimin hënor në të ardhmen.

Përfaqësuesit e ekipit thanë se kjo zbulim ofron një hap të rëndësishëm përpara në kuptimin e historisë dhe evolucionit të Hënës, veçanërisht në lidhje me aktivitetin vullkanik të saj dhe formimin e shtresave të brendshme shkëmbore.

NASA dhe agjencitë hapësinore po planifikojnë misione të ardhshme për të studiuar më tej gropat dhe shpellat potenciale në Hënë, duke synuar të përgatisin një bazë për eksplorim njerëzor të qëndrueshëm dhe zgjerimin e njohurive mbi mjedisin hënor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci