Të fundit

Publikohet i plotë Raporti i Progresit për Kosovën

Është publikuar i plotë Raporti i Progresit për vitin 2021 për Kosovën.

Në Raport ndër tjera flitet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Bëhet thirrje që Kosova të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialog dhe po ashtu të bëjë përpjekje për implementimin e gjitha marrëveshjeve të kaluara që janë nënshkruar.

“Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, dialogu i ndihmuar nga BE-ja ka vazhduar me takime të nivelit të lartë më 15 qershor dhe 19 korrik të vitit 2021, si dhe tri takime në nivel të kryenegociatorëve. Gjatë kohës së raportimit të dy palët kanë emëruar kryenegociatorë të rinj dhe ekipe të reja negociuese. Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje thelbësorë për implementimin e marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese të normalizimit me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Kosova e Serbia të avancojë drejt rrugës evropiane”, thuhet në Raport.

Edhe gjatë fjalimit të tij Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliveri Varhelyi, ka thënë se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe objektive për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

“Duhet evituar veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin”, kishte thënë Varhelyi.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Varhelyi ka thënë se Komisioni qëndron prapa vlerësimit të vet të korrikut të vitit 2018, se Kosova ka plotësuar gjitha kriteret.

Po ashtu ai ka thënë se Qeveria e Kosovës tash ka një shumicë të pastër parlamentare dhe se është mundësi e mirë për t’u bërë përparim në çështje si luftim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në zhvillim ekonomik.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci