Të fundit

Tetori rozë/ Xhensila kujton periudhën e vështirë: E mbajta brenda vetes për 2 muaj rresht

Në këtë muaj, më shumë se kurrë, të gjithë mundohen të ndërgjegjësojnë vajzat dhe gratë për luftën me kancerin e gjirit, në një mënyrë apo në një tjetër. Xhensila Myrtezaj e ka bërë këtë duke ndarë një histori personale, kur disa kohë pas lindjes u përball me frikën se mund të ishte e prekur nga kjo sëmundje.

“Dua të rrëfej një histori të vogël dhe dua të them se të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë, askush nuk përjashtohet, kushdo qofsh. Pasi linda vajzën dhe pasi mbaroi edhe procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që s’shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë brenda vetes për 2 muaj rresht. Një frikë shumë e madhe nuk më lejonte që ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por ndërkohë më vriste edhe shumë ndërgjegjia që po bëja shumë gabim. Sido që të ishte, prapë unë duhej ta merrja vesh në radhë të parë nëse kishte diçka, që të luftoja. E ndaj këtë gjë me Besin, me bashkëshortin tim dhe ai menjëherë më dërgoi te mjeku. Falë Zotit çdo gjë ishte në rregull, ishin thjesht disa kiste që u dalin nënave pas gjidhënies. Përse e thashë këtë? E thashë se pavarësisht frikërave që ne kemi, pavarësisht gjithçkaje që ne mendojmë dhe çdo frike për t’u përballur me këtë situatë, duhet të gjejmë forcë dhe të kontrollohemi, jo vetëm në këtë muaj ndërgjegjësimi, por gjatë gjithë vitit”, -tregoi këngëtarja.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci