Rrjeti i supermarketeve më të mëdha në Kosovë, Viva Fresh, priti sot në një takim përfaqësuesit e më shumë se 20 bizneseve nga Mbretëria e Bashkuar.
Qëllimi i këtij takimi ishte eksplorimi i mundësive për bashkëpunim.
Në kuadër të kësaj vizite, Viva Fresh prezantoi historinë e saj të suksesit si lider në tregun rajonal dhe ndau planet për zhvillim dhe zgjerim të mëtejshëm në Kosovë dhe rajon.
Forumi Biznesor UK-Kosovë u mundësua nga The Business Club dhe USAID Investment and Finance Network.
Ky forum shënon fillimin e mundësive të reja për partneritete strategjike, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të ndërsjellë.