Të fundit

Angela Martini rrëfen të vërtetën e arrestimit të bashkëshortit dhe si ndikoi kjo në lidhjen e tyre

Në një intervistë për Revistën Who, Angela Martini ka folur gjerë e gjatë për arrestimin e të shoqit, biznesmenit rumun, Dragos Savulescu. Çështja u bë kryefjalë e mediave disa muaj më parë dhe, më ne fund, Angela ka vendosur të rrëfejë me detaje si ndodhi arrestimi dhe si qëndron e vërteta.

E pyetur për përqindjen e të ardhurave të Dragos, që lidhet me shifrën e përfolur në media si të vjedhur, Angela u shpreh se shifrat e përfolura janë false, sepse Dragos nuk ka marrë para.

“Mediat rumune janë ato që kanë përhapur propagandë. Ato komandohen nga njerëz që kanë interesat e tyre, pasi në të vërtetë askush s’ka si të dijë gjë për Dragos. Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në vitin 2002, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë. Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë. Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt false. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë. Kjo propagandë ndodh sepse në Rumani ligji është krejt maskë, ata nuk kanë demokraci, aty ka korrupsion dhe kanë dashur të sakrifikojnë Dragos, sepse ai është biznesmen dhe ka pasur shumë suksese,” -tha Angela, duke theksuar se burri i saj jeton me punën e tij, sepse ka punuar për shumë vite.

Pas arrestimit të Dragos në Mykonos, Angela bëri bashkë avokatët më të mirë duke bërë të mundur nxjerrjen e bashkëshortit të saj nga burgu, brenda 48 orëve. Tani ata kanë nisur luftën ligjore me Rumaninë për ta mbyllur njëherë e mirë këtë histori.

Duke parë mbrapa, Angela thotë se ai moment vështirësie e bëri të kuptojë se dashuria për burrin e saj kalonte çdo kufi që ajo njihte.

“E dija që e doja burrin tim, por kam kuptuar që e dua aq shumë sa edhe nëse do e dija si do shkonte kjo histori (që para se ta njihja), prapë do pranoja të isha me të dhe të bëja gjithçka për të luftuar siç po bëjmë tani”, -shprehet ajo.

Angela pranoi se kurrë nuk ka ndjerë dhimbje aq të madhe për dikë dhe se çdo sakrificë, natë pa gjumë dhe mundim fizik për të ndjekur çështjen, ia ka vlejtur.

E pyetur rreth planeve për fëmijë, Angela rrëfeu se edhe ajo, edhe Dragos kanë dëshirë dhe duan ta zgjerojnë familjen, por nuk preferoi të fliste më shumë për këtë temë.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci