Të fundit

Seriali i dytë më i famshëm në Netflix: Kjo histori po konkuron frikshëm ‘Squid Game’

Ndërkohë që Netlix është pushtuar nga njerëz që janë zyrtarisht të fiksuar pas serialit korean “Squid Game”, ka një tjetër serial që po e konkuron me shpejtësi të frikshme!

“Maid” është seriali i dytë më i ndjekur në Netflix, vetëm 24 orë pas premierës së tij në platformë. Seritë, bazohen në librin autobiografik të titulluar ” Maid: Hard Work, Loë Pay, dhe A Mother’s Will to Survive” nga Stephanie Land.

Seriali rrëfen historinë e Alex, një nënë single e cila përpiqet t’ja dalë mbanë duke punuar si pastruese shtëpie. Në rol kryesor do të shihni Margaret Qualley, e cila njihet për pjesëmarrjen e saj tek “The Leftovers” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”.

“Ne s’kemi asnjë vend ku mund të flemë sonte. Kishim një shtëpi dhe papritur, e lamë atë.”- dëgjohet të thotë aktorja në trailer.

Seri pas serie, zbulohen përpjekjet e Alex për të ndërtuar një jetë të re për veten dhe për të bijën, gjë që vështirësohet çdo ditë e më shumë nga prania e të ish-partnerit abuzues dhe nëna e saj që vuan nga bipolariteti.

Gjithçka ndodh tek “Maid” do t’ju mbajë mbërthyer për të kaluar tek seria e radhës. Madje, edhe nëse s’keni përfunduar ende me Squid Game!

https://www.youtube.com/watch?v=tGtaHcqsSE8&t=3s

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci