Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar të premten (sot) Ministrisë së Drejtësisë që t’i dërgojë kuzhinierë nga qendrat e paraburgimit, përkatësisht burgjet në kazermat e FSK-së për shkak se nga 1 tetori do të mbeten pa kuzhinierë, shkruan Paparaci.
Kazermat do të mbeten pa kuzhinierë sepse pritet të largohet kompania “Beni/Dona” dhe tenderi t’i jepet kompanisë “Hajdini”.
Mirëpo kompania “Hajdini” nuk ka kuzhinierë dhe kapacitet për ta furnizuar me ushqim FSK-në.
Burimet nga ministria e Mbrojtjes kanë treguar që kanë dërguar email zyrtar për t’i dërguar kuzhinierë sepse ushtarët mund të mbesin pa ushqim nga 1 tetori.
Ministria e Mbrojtjes e kishte shpall fitues të tenderit kompaninë “Hajdini Comerc”, mirëpo kontratën nuk e ka nënshkruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Tenderi ka vlerën e 2,149,000 eurove.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kontrata ka të bëjë me shërbimi ushqimi për nevojat e FSK-së.

