Të fundit

E vërteta e Pecit për momentin viral me Kurtin kur mbeti jashtë kombajnës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka folur për momentin që u bë viral nëpër rrjetet sociale kur mbeti jashtë kabinës së kombajnës kur bashkë me kryeministrin Albin Kurti kishin shkuar për korrjeshirjet.

Ai ka sqaruar se gjithë situata është keqinterpretuar dhe se ka qeshur shumë me këtë rast.

“Kombajneri para se të hipnim në kombajne na tha se kabina është e ngushtë dhe se nuk zë tre persona. Mirëpo ekipa e PR më sugjeroi të hipja deri në pjesën e kabinës. Derisa hipnim, mbrojtja e afërt e kryeministrit më thërret dhe më thotë se një sasi e madhe e grurit është duke u derdhur nga një tub që kishte mbetur jashtë”, ka sqaruar Peci.

“Dhe trokitja në derë, ani pse nuk e ka dëgjuar për shkak të zhurmës së madhe, ka qenë që ta paralajmëroja kombajnerin për derdhjen e grurit, mirëpo u interpretua sikur kryeministri e la ministrin jashtë kabinës. Më erdhi keq për sasinë e grurit që po derdhej. Mbrojtja e afërt më ka thënë dy herë që ta shikojë sasinë e madhe të grurit që po derdhej”, ka treguar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci