Prishtina Mall vazhdon të dëshmojë përkushtimine saj për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e pacientëve me kancer përmes një sërëaktivitetesh të organizuara nga 11 deri më 13 tetornë Prishtina Mall. Kjo nismë është pjesë e fushatës “Së bashku kundër kancerit“, dherealizohet nga ipko në bashkëpunim me OdënEkonomike Amerikane dhe Prishtina Mall.
Gjatë këtyre tri ditëve, do të jenë të pranishëmspecialistë të shëndetësisë, përfshirë onkologë, gjinekologë, radiologë, patologë dhe nutricionistë, të cilët do të ofrojnë këshilla dhe informacione tërëndësishme mbi parandalimin e kancerit, faktorëte rrezikut dhe ndikimin e një stili të shëndetshëmjetese. Këto konsultime synojnë të informojnë dhefuqizojnë pjesëmarrësit për të marrë hapa tëvetëdijshëm në përmirësimin e shëndetit të tyre.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje, ne rikonfirmojmëmbështetjen për pacientët që janë duke u përballur me kancerin ose që e kanë tejkaluar atë, duke ndarë histori frymëzuese të guximit të tyre, që shërbejnë si burim shprese për komunitetin.





