Të fundit

Kurti dhe Rizvanolli në Trepçë, premtojnë 70 milionë euro për investime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar ndërrmarrjen “Trepqa” së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kurti tha se është i inkurajuar pasi vetëm në muajin shtator janë nxjerrë mbi 20 mijë tonë xehe në Minierën e Stantërgut dhe atë të Kishnicës.

“Diskutuam për situatën në Trepçë, jam i inkurajuar me faktin pasi në muajin shtator ka pasur proshim shumë të madh, kemi bnxjerrje mbi 16 mijë tonë xeheve në Minierën e Stantërgut dhe mbi 4 mijë tonë në atë të Kishnicës, mbi 20 mijë tonë mbi muajin shtator.

Lajmin i mirë për Trepçën është se çmimet e metaleve janë ngritur”, tha ai.

Ai tha se në dy vitet në vijim Qeveria do t’i ndajë së paku 70 milionë euro për investimet në Trepçë.

“Na vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, një sulm i organizuar mbi udhëheqjen por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm të tillë i cili është i drejtur kundër Trepçës dhe Kosovës. Si kryeministër i Kosovës zotohem se nuk do të ketë asnjë individ e as grup më të fuqishëm se shteti”, tha ai.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci