Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është shpërbyler me Çmimin e Rrjetit të CSR të Kosovës për Fuqizimin e Grave, kështu duke bërë një hap të rëndësishëm në promovimin e barazisë gjinore.
Limak Kosova përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka shprehur mirënjohjen e thellë për çmimin e fituar dhe për kontributin e dhënë në promovimin e barazisë gjinore dhe krijimin e rritjes profesionale.
Ky çmim u nda për kontributin e rëndësishëm në krijimin e mundësive për rritje profesionale për gratë përmes Nismës “Global Engineer Girls”.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës Limak është mirënjohës dhe i nderuar që ka marrë Çmimin e Rrjetit të CSR të Kosovës për Fuqizimin e Grave, për kontributin e rëndësishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe krijimin e mundësive për rritje profesionale përmes Nismës “Global Engineer Girls”, thuhet në reagimin e lëshuar nga APN.