Të fundit

Maliqi: Propozimi i Kurtit për gazifikimin e linjitit është improvizim dhe pretekst për të shmangur kërkesën konkrete amerikane

Analisti politik, Agon Maliqi, ka deklaruar se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po përdor një aftësi devijuese për t’iu ikur debateve të vërteta me “alternativa të paqena” dhe “zgjidhje të sajuara”.

Sipas Maliqit, propozimet e fundit të Qeverisë– si përfshirja e Kosovës në terminalin e Vlorës apo ideja e re për gazifikimin e linjitit – nuk janë pjesë e asnjë strategjie kombëtare, por përbëjnë thjesht improvizime politike për të refuzuar projektin konkret gjeopolitik të SHBA-së.

“Kurti ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’i devijuar debateve të vërteta me alternativa të paqena dhe për të sajuar zgjidhje. Kjo përfshin jo vetëm propozimin për përfshirjen e Kosovës në Vlorë, por edhe propozimin për gazifikimin e linjitit, një propozim i cili tani papritur shfaqet, pa qenë asnjëherë as pjesë e strategjive. Pra, është improvizim dhe pretekst për ta shmangur këtë lloj kërkesën amerikane dhe projektin konkret i cili parasheh portin e Aleksandropolisit në Greqi që të jetë pika hyrëse e atij që shërben të quhet korridori i hyrjes së gazit amerikan i cili eventualisht do të përfundojë deri edhe në Ukrainë, pra pjesa këtej ma në lindje. Dhe parasheh që edhe Kosova të bëhet pjesë e këtij korridori përmes gazsjellësit që pastaj jo të heq dorë nga kapacitetet e veta ekzistuese, as të heqë dorë nga energjia e ripërtëritshme, po thjesht ta diversifikojë prodhimin në disa burime të ndryshme që të mos ketë nevojë për importet e kushtueshme që janë 750 milionë vitet e fundit”, tha Maliqi.

Ai shtoi se kërkesa e SHBA-së është shumë konkrete dhe në përputhje me interesat ekonomike dhe të sigurisë së Kosovës, kurse përgjigja e Kurtit tregon se është refuzues ndaj projektit strategjik për sigurinë edhe të vetë Kosovës.

“Pra, kërkesa është shumë konkrete dhe është një kërkesë e cila është në përputhje krejt me interesat ekonomike dhe sigurisë së Kosovës. Përgjigjet e Kurtit dhe fakti që SHBA detyrohet që publikisht ta bëjnë këtë debat, tregon që ai është refuzues ndaj një projekti që është strategjik për sigurinë e Evropës, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por detyrimisht do thoja unë edhe për sigurinë e Kosovës”, u shpreh Maliqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci