Të fundit

Shpërthen autobusi ushtarak në Siri, së paku 14 të vdekur

Së paku 14 persona kanë vdekur gjatë një shpërthimi mëngjesin e së martes përderisa dy pajisje shpërthyese kanë goditur një autobus ushtarak dhe ky ka qenë njëri nga sulmet më vdekjeprurëse që ka ndodhur viteve të fundit në Damask, ka bërë të ditur agjencia siriane e lajmeve SANA.

Ne orët e hershme të mëngjesit kryesisht në orën 6:45 është goditur autobusi ushtarak përderisa ai po kalonte urën e Presidentit Hafez al-Assad në Damaskun qendror.

Pamjet e publikuara na agjencia e lajmeve kanë treguar një pjesë të autobusit të djegur.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të gjithë të plagosurit dhe të vdekurit i takonin personelit ushtarak.

Ky incident ishte më vdekjeprurësi që kishte ndodhur në kryeqytet që nga viti 2017, në të cilin së paku 30 persona kishin vdekur në një sulm të Shtetit Islamik në Pallatin e Drejtësisë.

 

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci