Të fundit

Del në shitje pasaporta e Michael Jackson – mësohet çmimi

Michael Jackson i konsideruar si njëri nga artistët më të mirë në historinë e muzikës. Ai ndërroi jetë në vitin 2009 në shtëpinë e tij në Los Angelos.

Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga vdekja e tij tragjike e çdo gjë që ai ka lënë pas ka një vlerë të jashtëzakonshme.

Kohëve të fundit është raportuar se pasaporta e humbur e artistit të ndjerë ka dalë në shitje për 75 mijë dollarë.

Dokumenti është në gjendje mjaft të mirë dhe përmaban të gjitha informatat personale si dhe katër fotografi të tij.

Kujtojmë se para pak muajsh, një gjykatës i Los Angeles ka vendosur ta mbyllë një proces gjyqësor për një prej akuzuesve të Michael Jackson.

Sipas BBC, ai vendosi të hënën që Ëade Robson nuk mund të padisë bizneset e Jackson mbi abuzimin seksual në fëmijëri, që pretendohet se ka vuajtur.

Nga ana tjetër, Robson lidhur me akuzat që u paraqitën në dokumentarin Leaving Neverland, pritet të apelojë vendimin.

Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Qarkut LA, Mark A Young deklaroi se kompanitë e Jackson nuk kishin “asnjë aftësi ligjore” për të kontrolluar sjelljen e tij, pasi si pronar i vetëm që ishte ai mund të vepronte, pa patur ndonjë arsye apo njoftim, me të gjithë anëtarët e bordit dhe jo vetëm.

“Të pandehurit nuk kishin asnjë aftësi ligjore për të kontrolluar Jackson, sepse ai kishte pronësi të plotë dhe totale të të pandehurve të korporatave”, ka thënë Robson.

Ai por edhe shoku i tij, Safechuck, pretendojnë se u abuzuan nga Jackson në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, përderisa po qëndronin në fermën e tij Neverland.

Ata vitin e kaluar ngritën akuza kundër dy kompanive të Jackson, pasi u ishin hedhur poshtë paditë e mëparshme.

“Nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimin e paditësit se të pandehurit ushtruan kontroll mbi Jackson”, ka deklaruar gjykatësi Young.

Këto pretendimet të bëra kundër këngëtarit i ka mohuar familja e Jackson, të cilët e kanë quajtur dokumentarin Leaving Neverland një “linçim publik”.

Gjithashtu edhe nipi i tij Taj ka reaguar pas vendimit të së hënës duke thënë se familja e tij “kishte qëndruar e fortë dhe nuk u lëkund kurrë” pavarësisht se ishte “tallur, poshtëruar dhe margjinalizuar”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci