Të fundit

Deputeti i BDI-së thotë se Albin Kurti i grumbulloi të gjithë faktorët që ishin kundër tyre

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani ka folur “pa dorëza” për mbështetjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ndaj VLEN-it në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në “Paradoks” me Vehbi Kajtazin, Hasani tha se Kurti i dha një shtytje të gjithë faktorëve të cilët ishin anti BDI.

“Kryeministri i Kosovës i dha një shtytje të gjithë faktorëve të cilët ishin anti BDI. I grumbulloj bashkë i boni, tash a i boni ky a u bon bashkë nuk e di, njerëzit e dijnë, por i boni bashkë, i mblodhi të gjithë ata që me njëfarë mënyre kanë qenë në BDI dhe kanë dalë nga BDI, dhe të cilët në faza të ndryshme kohore kanë kuptu me BDI, siç ishin Aleanca që mandej u nda me degën e Taravarit dhe Selës, dhe Besa në periudha të ndryshme kohore të gjithë këta kanë qenë në bashkëpunim me BDI-në në formimin e qeverive të ndryshme.

Si të tilla të gjitha në këto zgjedhje i ka lidh vetëm një faktor i përbashkët, nuk kanë orientim të përbashkët, të gjitha këto janë produkt i orientimeve tjera, i vetmi faktor që i lidh së bashku duke e çu edhe shkronjën V, para LEN-it nga Vetëvendosja e këtu, me Bekim Çokun është anti BDI-zmi dhe dëshira për pushtet, fotele”, tha Hasani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci