Pajisjet teknologjike të dorës, të dominuara nga orët e mençura, kryesisht kanë të bëjnë me monitorimin e shëndetit.
Shumë prej këtyre pajisjeve teknologjike monitorojnë ushtrimet, temperaturën e trupit dhe shtypjen e gjakut.
Mirëpo shumë doktorë dhe ekspertë të teknologjisë kanë shprehur shqetësime në lidhje me pajisjet e dorës.
Ata thonë se këto pajisje kanë ndihmuar shumë me të dhëna, por i kanë bërë njerëzit të varur dhe të harrojnë edhe doktorët.
Mjekët thonë se shpesh këto pajisje ofrojnë të dhëna të pazakonta, sidomos për temperaturën dhe shtypjen e gjakut.
Ata thonë se një numër i madh i tumoreve nuk mund të zbulohen nga orët e mençura apo aplikacionet.
Shkaku i shqetësimeve nga të dhënat që ofrojnë këto pajisje teknologjike, mjekët bëjnë përsëri analizat e pacientëve me qëllim që të jenë më të sigurt në trajtim.
