Të fundit

Selena Gomez: Qëndrimi larg nga rrjetet sociale më ka shpëtuar jetën

Përgjatë një interviste të re, këngëtarja Selena Gomez ka ndarë detaje rreth marrëdhënies së saj me Instagram-in dhe tregoi se si arrin të qëndrojë larg botës virtuale.

Mediat sociale dihet se janë paksa toksike për shëndetin tonë mendor. Nga përballjet e pashëndetshme që bëjmë me miqtë tanë dhe influencer-at që ndjekim, te varësia që ata u imponojnë mbi miliona përdoruesve të aplikacioneve; një detoksifikim total mund të jetë një mënyrë efektive për të ndryshuar jetën tuaj.

Dhe Selena Gomez është dëshmi e gjallë e kësaj.

Si një prej njerëzve më të ndjekur në Instagram, këngëtarja është e vetëdijshme për peshën që ka media sociale në jetën e përditshme dhe shëndetin.

Për këtë arsye, viteteve  të fundit, Selena Gomez ka vendosur të bëjë pushim nga platformat sociale, duke u ndarë nga Instagram & Co për shumë muaj, duke lënë që profili të menaxhohet nga menaxheri i saj.

Tani, këngëtarja e “Lose You To Love Me” ka treguar më në fund dhe për herë të parë momentin në të cilin zgjodhi të largohej nga rrjetet sociale.

Në një intervistë për ËËD, Selena Gomez ka treguar se kur mori vendimin për t’u distancuar nga Instagram.

E gjithë kjo filloi rreth tre vjet më parë, kur këngëtarja vuri në dyshim nevojën e vazhdueshme për të qenë në çdo kohë, si dhe fluksin e informacionit dhe vëmendjen shumë të madhe, ndonjëherë edhe negative, ndaj jetës së saj private.

“Për të qenë e sinqertë, në fillim thjesht po mendoja; Ka shumë informacion për mua. Një pjesë e mirë të jetës sime personale ishte përhapur kudo, dhe gjithçka më dukej e pakontrollueshme”.

“Mendova se mendimet e mia dhe gjithçka që bëja vërtiteshin rreth një milion njerëzve të ndryshëm në të gjithë botën duke thënë gjëra të mira dhe të këqija për mua”, ka thënë Selena Gomez.

“Dhe mendova që unë nuk përfitoj asgjë nga kjo. Asnjë nga këto nuk më kënaq vërtet. Kështu, në një gjendje zemërimi dhe zhgënjimi, e fshiva veten nga rrjetet sociale”.
Selena Gomez shpjegoi se fillimisht ajo donte të fshinte plotësisht profilin e saj në Instagram, por ekipi i saj e bindi që të mos e bënte dhe për fat të mirë, duket se ka funksionuar shkëlqyeshëm.

“Jam e kënaqur që nuk e bëra, sepse është një mënyrë e mrekullueshme për të qëndruar në kontakt me të tjerët. Dhe tani kur hap profilin tim në Instagram më bën të lumtur të di se në internet jam plotësisht e sinqertë dhe besnike ndaj personit që jam në realitet”.

Gjatë përfundimit të intervistës , Selena Gomez pranoi se një jetë e lirë nga mediet sociale nuk ka qenë gjë tjetër veçse produktive për të.

“Largimi nga media sociale ka qenë një pjesë e madhe dhe domethënëse e rrugëtimit tim drejt shëndetit të mirë mendor për t’u bërë personi që jam tani.”

“Unë nuk jam në dijeni të asaj që po ndodh në kulturën pop dhe kjo më bën vërtet të lumtur. Ndoshta kjo nuk është e vërtetë për të gjithë, por për mua, distancimi nga rrjetet sociale më ka shpëtuar vërtet jetën”.

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci