Të fundit

Hoti: Nuk është fotografi e mirë kur tregojmë “muskujt” në veri të vendit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti dhe Qeverisë ndaj veriut dhe komunitetit serb që janë shumicë atje.

Hoti ka thënë se Kurti po qeveris atje në mënyrë të dhunshme, përderisa ka shtuar se komuniteti serb duhet të integrohet në qeverisjen lokale e qendrore.

“Besoj fuqishëm që një politikan i përgjegjshëm duhet ta ketë të qartë që një komunitet nuk qeveriset në mënyrë të dhunshme. Besoj fuqishëm që veriu i vendit duhet të qeveriset bashkë me komunitetin që jeton atje. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund dhe nuk duhet të përkrahim qeverisjen e një pjese të Kosovës përmes forcave speciale. Ne na duhen përfaqësuesit e komunitetit serb në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, siç kanë qenë më herët. Mund t’i kritikojmë sa lojal kanë qenë ndaj Republikës së Kosovës, ajo është temë tjetër. Por në të kaluarën ata kanë qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, kanë dhënë betimin sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Hoti në emisionin Paradoks, prodhim i Gazetës Paparaci.

Sipas tij, krimi dhe korrupsioni duhet të luftohen në atë pjesë por nuk është mirë “të tregohen muskujt”.

“Nuk është fotografi e mirë kur ne tregojmë muskujt në veri të vendit. Ne duhet të luftojmë krimin e korrupsionin në atë pjesë të vendit pa përjashtim. Por ne duhet të gjejmë mënyrat se si të arrijmë te dakordimet e nevojshme me komunitetin serb, për t’i përfshi ata në institucionet e vendit”, ka shtuar ish-kryeministri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci