Të fundit

Inflacioni në Gjermani më i lartë që nga viti 1974 për shkak të krizës energjetike

Çmimet e prodhimit në Gjermani janë rritur me ritmin më të shpejtë që nga viti 1974, pjesërisht për shkak të çmimeve shumë më të larta të energjisë, sipas të dhënave të publikuara nga Destatis.

”Çmimet e prodhimit u rritën 14,2 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, pasi u rritën me 12 për qind në gusht. Çmimet pritet të rriten me 12,7 për qind’’, theksoi Destatis.

Kjo ishte rritja më e lartë që nga tetori 1974, kur çmimet u rritën 14,5% gjatë krizës së parë të naftës.

Në baza mujore, çmimet e prodhimit u rritën 2,3 për qind, shumë më shpejtë se rritja prej 1,5 për qind në muajin e kaluar dhe parashikimi prej një për qind nga ekonomistët.

Të dhënat treguan se çmimet e energjisë u rritën me 32,6% në vit dhe çmimet e mallrave të ndërmjetme u rritën me 17,4%.

Duke përjashtuar çmimet e energjisë, çmimet e prodhimit u rritën me 8,6 për qind.

Ndër komponentët e tjerë të inflacionit, çmimet e mallrave të konsumit të qëndrueshëm dhe mallrave të konsumit jo të qëndrueshëm u rritën përkatësisht me 3,2 për qind dhe 2,2 për qind.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci