Kandidati i LDK-së për deputet dhe njëri nga figurat kyç të kësaj partie, Lutfi Haziri, në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin, ka folur për periudhën pas vdekjes së Ibrahim Rugovës dhe përçarjes së partisë në dy taborë, atë të LDK-së me Fatmir Sejdiun dhe LDD-së me Nexhat Dacin.
Ai e ka pranuar se Hashim Thaçi me PDK-në përdorën një strategji për formimin e koalicionit qeverisës.
Gazetari Kajtazi ka treguar se oferta ishte për LDD-në, por në fund Thaçi arriti koalicion me LDK-në e Fatmir Sejdiun.
“Ka qenë strategji e tyre dhe hallall ju qoftë për këtë”, ka thënë shkurt Haziri teksa ka thënë se nuk donte të fliste për këtë rast sepse fajtorin nuk dëshiron që ta gjejë te të tjerët.