Të fundit

9 nga 10 makinat që u shitën në Norvegji vitin e kaluar, ishin krejtësisht elektrike

Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kaluar në Norvegji kanë qenë krejtësisht elektrike, kanë treguar të dhënat e fundit të regjistrimit në këtë shtet.

Kështu, Norvegjia është afër arritjes së synimit që të shtojë nëpër rrugë vetëm makina elektrike më 2025.

Makinat krejtësisht elektrike përbëjnë 88.9 për qind të makinave të reja të shitura më 2024, rritje prej 82.4 për qind, në krahasim me vitin 2023, ka thënë Federata Norvegjeze e Rrugëve.

Sipas të dhënave, markat si Tesla, Volswagen dhe Toyota kanë shitur më së shumti makina elektrike ne këtë shtet.

“Norvegjia do të shteti i parë në botë që do të zhdukë makinat me naftë dhe benzinë nga tregu i ri i makinave”, ka thënë Christina Bu, shefe e Asociacionit Norvegjez EV.

Norvegjia është shtet që prodhon naftë, por i penalizon makinat me naftë dhe benzinë, me taksa të larta, ndërsa për makinat elektrike heq taksat e importit për t’i bërë më atraktive.

Kjo politikë ka funksionuar sepse ka qenë e vazhdueshme, kanë thënë ekspertët.

Plus shtesë për këtë vend është që nuk prodhon vetë makina.

“Për këtë arsye, që nuk prodhojmë makina, vendosjen e taksave e kemi shumë më të thjeshtë”, ka thënë Ulf Tore Hekneby, udhëheqës i kompanisë më të madhe importuese të makinave në Norvegji, Harald A. Moeller.

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shitjen e makinave që lëshojnë dyoksid të karbonit deri më 2035.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci