Të fundit

Vitin që iku e pamë, për 2025 ta dëgjojmë Baba Vangën!

Behxhet Sh.  SHALA – BAJGORA

Të papjekur, të pangirë, injorantë dhe të këqinj: Qeveria Kurti 2 erdhi me një përkrahje mbi 50 përqind, thuaja ishte votim për referendum.

Opozita u shkërmoq shumë ; renegatja Osmani me injoranten Gërvalla e përgjysmuan LDK – në, PDK e mbetur pa trurin dhe shpirtin e saj, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin relativisht kaloi mirë.

AAK e ruajti mesataren e votës duke mbetur parti rajonale.

Opozita ishte e nokautuar, pozita e ekzaltuar. Pozita mori aq shumë pushtet saqë nuk kishte kuadro për të mbushur të gjithë atë hapësirë prandaj, pa përfillur kritere njerëzore, politike, kombëtare , profesionale dhe morale vendosi injorantë të pashembullt në vende dhe poste me rëndësi dhe përgjegjësi. Një analfabete e çakorduar e shndërroi diplomacinë e Kosovës në një çerthull për prostitucion diplomatik.

Asnjë njohje gjatë këtij mandati , asnjë anëtarësim dhe dështim epokal për anëtarësim në Këshill të Evropës. Mashtruese e rryer , urrejtse e madhe e UÇK-së dhe të burgosurve politikë me patologji të theksuar kundër pengjeve të Hagës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Tërë kohën ka shetitur nëpër botë , pa asnjë rezultat përveç Gani Jakupit.

Peci i Albinit ka dhunuar buxhetin e Kosovës duke paguar 100.000 euro për një lopë apo një arkë me molla si dhe dardha turshi për anëtarët e LVV – së, Guxo dhe Alternativa.

Çfarë rrenci , injoranti , antikombëtari dhe llaskuci , Gima i Gushavcit është zotni për këtë mizerie njerëzore. HAJNrullah Çeku është taliban i hajnisë që me poshtërsinë më të madhe ndanë qindra mijëra euro për anëtarë familje dhe bashkëpartiakë. Si ministër i kulturës është i pakulturë, arrogant dhe dinak. Llaskuc i pispillosur. Arsen Llupin, varianti i mjerë kosovar. Në një shëndetësi të sëmurë, hajnia dhe mashtrimi ka metastazuar në çdo cep të atdheut. Ministër pa dinjitet, pa kurriz dhe me shumë fytyra, Beni që mbahet për Albinin. Ministri i mbrojtjes- komandant Pasuli është shndërruar në rregëzinë të një faqeziu që një kile pasul e bleu sa një kile marihuanë. Drejtësia është d(r)eformuar, krejt dhe drejt, ashtu siç ishte premtuar gjatë fushatës. Kapaciteti profesional i kupolës drejtuese i MD – së është sa i një referenti juridik që e ka përfunduar shkollën e mesme mjaftueshëm në kohën e Ali Milicit të Serbisë dhe Binak Maxharrajt të Serbisë dhe Rrahman Morinës, tash patriotë të mëdhenj dhe përkrahës të KM Kurti.

Xhela e ka shetitë kaçketën në Veri (kur e kanë lejuar ndërkombëtarët) pa guxuar t’ua çajë kokën Radoiçiqit e të tjerëve siç bënte me policë shqiptarë të Kosovës. E ka deprofesionalizuar policinë duke e bërë kriter për gradim llaskucërinë dhe mungesën e kurrizit në vend të profesionalizmit. Thuaja e ka lënë pa bukë Bakinë duke folur para mediave ani pse nuk i vjenë as te zogu i këmbës. Sanço Panço i Policisë. Gjatë mandatit të tij ndodhën Banjska dhe Ibër – Lepenci. Liburni, i lagur nga vërshimet e ujit, ka kohë që nuk është në LVV, merreni me mend Hysen dezertori e udhëheq ministrinë.

Deri këtu ka ardhë puna. Për Rozetën është gjynah me shpenzuar fjalë, nuk i ka mbetur miell nga rezervat as për një krelanë të grytë.

Nuk ka as vaj , krip e as çaj rusi.

KM Kurti ka bërë çka ka dashur, nuk ia ka ndier as për Shkup e as për Shkodër. I ndau shqiptarët në Maqedoni të Veriut duke e luftuar krahun e luftës dhe duke e ulur pazarin politik përmes Besnik Koqes dhe Arben Travarit. Në Luginë i ndau shqiptarët në rrogëtarë të Albinit dhe kundërshtarë të Albinit. Në Mal të Zi përkrahu proserbin Abazoviq kurse Martin Berishajn , përveç ambasador e bëri knjaz të hajnisë me rrymë.

Në Shqipëri nuk i nguli dhëmbët përveç se e importoi një andarte greke, Dejona Mihalin sikur që i financon mbeturinat e Enver Hoxhës dhe neoanarkistët. Opozitën në Kosovë e ka dhunuar paturpësisht sikur që ka qenë amici curie (mik i gjykatës raciste speciale në Hagë) kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe çlirimtarëve tjerë.

Me Serbinë ka mbajtur takime të rregullta në dy nivele, botërisht dhe ilegalisht, sekserja mercenare Mimoza Kusari ka qenë e mandatuar për kontakte dhe takime me Radoiçiqin dhe LS – e kundër veteranëve të UÇK – së kurse Besnik Rrenci përmes takimeve me Petkoviqin ka luajtur edhe rolin e oficerit për lidhje me Aca Vuçiqin.

KM Kurti ka linçuar gazetarët, shoqërinë civile, gjyqësorinë, prokurorinë dhe Gjykatën Kushtetuese duke e vendosur veten mbi çdo ligj tokësor, po e harron ligjin kryesor , hyjnorin. Ka kapur çdo gjë që ka mundur ta kapë, madje edhe më shumë. Prostitucionin e ka shndërruar në art informativ në RTK, me Rilindin si makro.

Nepotizmin e ka bërë kategori kushtetuese kurse mbrojtjen e korrupsionit të kuadrove partiake dhe të pushtetit e ka berë çështje jetese dhe mbijetese. Ta kishte mbrojtur bashkimin kombëtar siç e mbronë korrupsionin, do të ishte harruar Hasan Prishtina, si tribun kombëtar. Ka denoncuar krimet kundër njerëzimit në Buça (Ukrainë) kurse nuk ka guxuar të dënojë gjenocidin në Gazë. Bashkë me paramilitarin antishqiptar, Hekuran Murati, po i bënë rrush dhe kumbulla taksat kosovare.

Në vend të himnit Kombëtar, po e dëgjon “Këngën e Qiririt”. I ardhur si shpresë, dritë, nur, kosovarëve ia bëri terr, ditën dhe natën. Megaloman, e ka të theksuar, si kartë identiteti ndjenjën e madhështisë. Mosrespektues, shpërfillës, keqpërdorues i besimit dhe premtimeve.

Vojsa Osmani, më shumë është sjellur si këshilltare e Zellenskit se si presidente e Kosovës. Asgjë Kosova nuk ka fituar nga ajo, kjo i ka fituar të gjitha nga Kosova, pa i dhënë asgjë. Mjeshtre e ndërskamzave, intrigave, konspiracioneve, si Çezare Borghia , ra në hundlesh, në Albin Kurtin që po e dërgon në shportë, pa mundësi riciklimi.
Vetëm këtë e ka merituar.

Glauk Konjufca, shok i ngushtë i Mefit prandaj ma humbë çdo motiv të shkruaj për këto ameba.

Vitin e kaluar askush nuk u mor me Kosovën. Ishte Ukraina prioritet, pastaj Gaza ku u bë dhe po bëhet gjenocid, Siria mori fund pasi LV e Asadit iku në Rusi, Irani po rrëshqet dejt humnerës, Tajvani po bëhet pjesë e menysë së Kinës etj. Kush prandaj merret me Kosovën?! As Grenellin madje nuk e tundon.

Po në vitin 2025: Kosova do të vihet para situatës , lëre ose merr. Hapësira manovruese do të jetë e vogël, thuaja vakum. Nuk do të ketë ofertë të mirë për Kosovën, kemi humbur shumë kohë. Në popull thuhet: “një herë vjen vera kah dera” , kush mendon se vjen dy herë është budalla.

Sidomos në politikë vlen ky rregull. E mira është se në Kosovë është ngjizur një Byro Kombëtare e Hetimeve, sikur në Shqipëri pas së cilës do të formohet edhe SPAK kosovar. Vetëm po pritet një marrëveshje politike me Serbinë. Komandant Pasuli po flet për Javellinat, KM Kurti për armatimin e ushtrisë , po ndjellë luftë të përditshme. Unë krejt shpresat i vari te luftëtarët e shquar të UÇK – së, të dëshmuar gjatë luftës, komandantët Xhela dhe Hysen Durmishi!

Kosova e vitit 2025 me një qeveri të koalicionit, pa LV në qeveri dhe Albin Kurtin si KM. Ose, Kosova, si Koreja e Veriut, me qeveri njëpartiake, vetëm LV, me partnerin tradicional, Listen Serbe.

Në këtë rast do të jetësohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë. Nëse del që e kam gabim për Albinin dhe ai , nëse mbetet KM i Kosovës , bënë punë të mira për vendin , do të bëhem përkrahësi më i madh i tij. Zotim publik.

Lexuesve, miqve , shokëve iu kam mbetur borxh dy shkrime , një për Avni Deharin e tjetrin për Xhevdet Pozharnin. Kismet, i shkruaj edhe këto. Për vitin e ri dua t’i uroj lexuesit e mi të rregullt, ata që më kanë sharë, shpifësit e certifikuar dhe të gjithë ata që flasin shqip , frymojnë shqip, ëndërrojnë shqip, vdesin shqip, kuq e zi.

Urime të sinqerta për ata që na e sollën lirinë dhe shtetin e që janë të privuar nga liria nga një Gjykatë Speciale Raciste, me mercenarët shqipfolës që do t’i gjykojë historia, urime për presidentin Hashim Thaçin, kryekuvendarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, 10 – shi i UÇK – së Rexhep Selimi , Komandant Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Urime juve që i dhatë kuptim dhe përmbajtje luftës për liri dhe shtet , pa ju nuk do të kishte pavarësi. Urime veteranëve të luftës, urime familjeve të dëshmorëve të Kombit. Urime të burgosurve politikë , janë përndjekur nga Jugosllavia , po përndiqen edhe nga antikombëtarët që janë paluar në gjirin e pushtetit.

Urime në amshim për dy komandantët e shqiptarisë , atij politik , Bacë Adem Demaçi dhe atij ushtarak, legjendari Adem Jashari. Kujtim i përjetshëm për Fehën dhe Xhevën , komandant Petritin , doktorin e UÇK -së Hafir Shalën dhe ideologun e luftës çlitimtare , Xhavit Hazirin.

Një përkujtim i veçantë për njeriun e urtë dhe të mirë, patriotin e devotshëm dhe të pamposhtur, idealistin e përbetuar , politikanin model, prindin shembullor dhe shokun e papërsëtitshëm , Tahir Hanin nga Struga që kaloi në amshim vitin që po e lëmë pas.
Me 1 janar 2025, ndonëse pa Bacën Adem, me time shoqe Fexhën, ushtarët e Bacës Adem , Shkëmbin dhe Blinim , Milen dhe Artën, sipas një rituali do ta përcjellim Koncertin e Filharmonisë së Vjenës e vitit të ri . Së paku kujtimet mbesin si trashëgimi, nga brezi në brez.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci