Të fundit

Abdixhiku lanson videon e fushatës: Këto zgjedhje janë një udhëkryq, votojmë për të ardhmen e Kosovës

Kandidati i LDK-së për kryeministër ka publikuar spotin e fushatës, në të cilën zgjedhjet e 9 shkurtit i ka cilësuar si udhëkryq dhe që në zgjedhje do të votohet për të ardhmen e Kosovës.

“Këto zgjedhje janë një udhëkryq. Janë momenti kur vendosim, jo vetëm për atë se çfarë jemi sot, por çfarë duam të bëhemi në të vërtetë nesër. Këtë shkurt, ne nuk votojmë vetëm për një parti apo një kryeministër. Këtë shkurt, ne votojmë për të ardhmen e Kosovës, të ardhmen tuaj, të ardhmen e vet Republikës. Dhe kjo e ardhme, është e bukur”, ka thënë Abdixhiku.

“Për një kohë të gjatë, kemi parë vendin tonë në momente të rënda. Me mundësi të humbura, e me përplasje që na mbajnë peng të frustrimit e përçarjes, ani pse duhej të ishim bashkë, ani pse duhej të ishim të fortë. Por Kosova kohë për të humbur, nuk ka më. Jemi popull që ja dalim gjithnjë. Ja kemi dalur gjithherë”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër.

“Ringritemi. Ndërtojmë. Besojmë. Dhe në këtë udhëkryq të sotëm, ne zgjedhim ndryshimin. Ne zgjedhim Rrugën e Re. Zgjedhim shpresën për ta bërë atdheun tonë, siç e ka merituar gjithherë. Ne jemi gjenerata që ndryshojmë kur duhet, që krijojmë shpresë kur vendi na thërret. Jemi gjenerata që nderojmë të shkuarën, për ta bërë të ardhmen që vërtetë na pret. Dhe ky është momenti ynë tani. Më 9 shkurt, bëhu pjesë e thirrjes sonë për ta bërë këtë vit, një vit që ka për t’u mbajtur mend përgjithmonë. 124 është numri ynë, Republika jonë është vet ëndrra jonë. Është projekti ynë. Ndryshimi sot, është misioni ynë. Bëhu ndryshimi”, ka thënë ai.

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci