Të fundit

Berisha: Gjatë historisë, gruaja shqiptare ka qenë pjesë vendimtare e shtetit të Kosovës

Kandidati i Nismës për deputet, Zafir Berisha, ka folur për rolin e gruas në historinë e Kosovës.

Ai ka thënë se gruaja shqiptare ka qenë pjesë e lëvizjeve të suksesshme politike dhe ushtarake dhe se ka luajtur rol vendimtar.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë historisë, gruaja shqiptare ka qenë pjesë e lëvizjeve të sukseshëme politike dhe ushtarake dhe ka luajtur rolin vendimtar.

Jemi të bindur se duke u rreshtuar gratë nga Prizreni me kualicionin e veprave të mëdha që mban nr 137, suksesi do të përsëritet edhe me 9 shkurt 2025.

Si kandidat për deputet, dëshiroj të shpreh angazhimin tim të thellë për avancimin e të drejtave dhe mundësive për gratë në vendin tonë.

Në çdo hap të kësaj rruge, do të angazhohem për rritjen e mundësive për edukim, punësim dhe pjesëmarrje të barabartë në vendimmarrje. E dimë që vetëm duke fuqizuar gratë mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Kjo është një betejë për të drejtat, për mundësitë dhe për një Kosovë më të zhvilluar, ku çdo grua ka mundësi të arrijë potencialin e saj të plotë.

Ju ftoj të bashkoheni me ne në këtë rrugëtim, sepse përmes angazhimit tonë të përbashkët, mund të realizojmë një të ardhme më të mirë për gratë dhe për gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci