Të fundit

Haradinaj prezanton vizionin për gratë si bartëse të ndryshimit dhe zhvillimit

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, ka prezantuar në Klinë vizionin e tij në të cilin gratë nuk janë vetëm përfituese të kuotave, por bartëse të vërtetë të ndryshimit dhe zhvillimit.

Ai ka thënë se ndryshimi vërehet në Klinë.

Postimi i plotë:

Gratë e Klinës dhe të Prizrenit dëshmuan edhe një herë se janë forcë e madhe transformuese për Kosovën. Në takimet e sotme me to, ndava vizionin tonë për një Kosovë ku gratë nuk janë thjesht përfituese të kuotave, por bartëse të vërtetë të ndryshimit dhe zhvillimit.

Me krenari shoh se në Klinë, nën udhëheqjen e Aleancës dhe kryetarit Zenun Elezaj, kemi shembullin më të mirë se si duhet të jetë përfaqësimi dhe fuqizimi i gruas në vendimmarrje. Ndërsa në Prizren, qytetin tonë historik e të kulturës, gratë kanë dëshmuar vazhdimisht se janë ruajtëse të vlerave më të mira dhe njëkohësisht bartëse të progresit. Ky model duhet të shtrihet në mbarë Kosovën, ku gratë të jenë pronare të barabarta të pasurisë, të kenë qasje të plotë në kredi dhe subvencione shtetërore, dhe të gëzojnë mbështetje reale për familjet e tyre.

Koalicioni për Kosovën Fituese me numër 137 ka program konkret për gratë – nga paga minimale 500 euro për nënat me 3 e më shumë fëmijë, deri te mbështetja financiare për familjet e reja. Kosova do të jetë vërtet fituese vetëm kur çdo grua të jetë e barabartë jo vetëm në letër, por në çdo aspekt të jetës shoqërore dhe ekonomike.

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci