E ftuar në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin, anëtarja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku si rrallëherë rrëfeu për jetën dhe rolin e saj gjatë luftës.
Tash kandidate për deputete, por Xhevahire Izmaku e filloi karrierën si gazetare.
E ftuar nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë viteve 1998 Izmaku shpërbeu si reportere e ngjarjeve aktuale.
Si në të gjitha krahinat e Kosovës edhe qyteti i Vushtrrisë ishte në tensione të luftës. Pavarësisht sfidave dhe rrezikut Izmaku ishte në krye të detyrës.
“Ka qenë periudha 98 kur unë isha ftuar nga këshilli në Vushtrri për me qenë një zëvendëse e këshillit, një reporterë aty. Unë kam qenë një figurë që jam përfaqësu me kulturën si poete në atë kohë shumë e re dhe shkova zëri im i përcillte lajmet të cilat i mblidhshin anëtarët e këshillit për të bëmat që ndodhshin, pra ngjarjet më të kqija sepse kishte dhunë, vrasje”, rrëfeu Izmaku.
Zërat e dëgjuar gjatë periudhës së luftës padyshim se ishin cak sulmi nga strukturat serbe. Anëtarja e Nismës Socialdemokrate tregon se edhe pas kërcënimeve që i ka marrë ka gjetur një rrugëzgjidhje.
“Në kohën e raportimit filluan me identifiku emrin tim dhe në atë kohë normalisht nga strukturat serbe, kam qenë shumë e re dhe u desht ta bëjë një maskim i kam pre flokët e shkurta dhe jam dukur si një fëmijë me 45 kilogram”, tha ajo.
Xhevahire Izmaku foli edhe për kohën kur filloi të ketë çasje direkt në zonën e luftës, konkretisht në zonën e Shalës ku edhe kishte familjarë, Ferki Aliun, Gani Imeri, Hashim Izmaku, Seladin Izmaku. Përkundër lidhjes emocionale që kishte kandidatja për deputete vazhdoi punën e saj.
