As Universiteti publik i Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk po arrin që të distancohet nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Madje, rektori i UP-së, Arben Hajrullahu afrimin e tij me njërën prej partive e ka treguar hapur, duke pritur në një takim njërin prej kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Bëhet fjalë për Sylejman Mehollin, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.
E vet Meholli e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale takimin që e ka zhvilluar sot me Hajrullahun, në ambientet e rektoratit.
Meholli ka thënë se ka pasur fatin ta ketë Hajrullahun profesor në studimet bazike dhe ato master.
“Prof. Dr. Arben Hajrullahu është pa dyshim shpresa e Kosovës për një Universitet më të mirë. Ndershmëria, parimet, profesionalizimi dhe dashuria për progresin e vendit e arsimit në veçanti janë vlerat që rektori i ka të pa thyeshme!
Faleminderit për pritjen e jashtzakonshme e të prift e mbara rektori ynë!”, ka shkruar Meholli në Facebook.

