Të fundit

Koalicioni për Familje dënohet me 5 mijë euro nga PZAP-ja

Koalicioni për Familje është dënuar përsëri me 5 mijë euro nga PZAP-ja për qëndrimet e shprehura në fushatë.

Këtë e ka konfirmuar kandidati për deputet i këtij koalicioni, Asdren Bytyqi.

Gjobën me 5 mijë euro ai e ka cilësuar si kufizim të lirisë së shprehjes gjatë fushatës zgjedhore.

“Koalicioni për Familje dënohet prapë me 5000 euro nga PZAP, duke kufizuar lirinë e shprehjes në këtë garë politike”, ka njoftuar ai.

“Fjalët “i themi jo martesës burrë me burrë e gru me gru” , “kemi të bëjmë me ideologji” dhe “na detyrojnë të heshtim përballë degjenerimit” kushtuan 5000 euro. Fjala “marre dhe turp” na kushtuan 4500 euro”, ka thënë ai.

“A e kuptoni pse është kaq e domosdoshme mbështetja e Koalicionit për Familje?! Nëse doni që Kosova të mos bëhet si Amsterdami, plot ngjyra lara-lara, garancia e vetme jemi ne”, ka theksuar Bytyqi.

Para katër ditësh Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka shqiptuar dënim prej 4,500 eurosh Koalicionit për Familje, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Ankesa në PZAP u parashtrua nga organizata joqeveritare CEL Kosova dhe Dylberizim, me pretendimin se kandidatët e subjektit politik gjatë një tubimi si dhe në paraqitje televizive kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe diskriminuese ndaj komunitetit LGBTI+, si dhe se kanë promovuar përçarje e frikë mes qytetarëve dhe nxitje të urrejtjes.

Në ankesë janë përmendur kandidatët për deputetë të këtij subjekti: Fatmir Smajli, Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Asdren Bytyqi.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci