Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar EXIT POLL-in e realizuar nga partia që e vendos LDK-në të dytën me 24 për qind.
Sipas këtij EXIT POLL-i, Vetëvendosja ka 34 për qind, ndërkaq PDK-ja 22 për qind.
Mustafa ka thënë se ka dyfishim të votave nga zgjedhjet e kaluara, ndërkaq ka shtuar se pret që votat nga diaspora të rrisin përqindjen.
“Ka dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara. Nga diaspora presim rezultat të shkëlqyeshëm ku do të rritet rezultati 2 deri në 3 për qind”, ka thënë Mustafa, i cili është shprehur i bindur se Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri i ri i Kosovës. Nuk i ka komentuar EXIT POLL-in e mediave të Kosovës.
