Analisti Albert Krasniqi ka komentuar rezultatet e EXIT POLL-eve të publikuara nga mediat në Kosovë.
Sipas analizës së tij të mesatares së projeksioneve, del se asnjë subjekt politik nuk mund të formojë i vetëm qeverinë.
“Ky është një rezultat shumë pozitiv për demokracinë dhe një tregues i vetëdijes së lartë qytetare”, ka thënë Krasniqi.
“Nëse ky rezultat konfirmohet, mesazhi i votuesve është i qartë: “Askush i vetëm nuk mund të ketë pushtet absolut. Nga pak pushtet për të gjithë””, ka thënë ai.
Sipas tij, nëse forcat politike nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë, vendi rrezikon të përballet me bllokada dhe zgjedhje të njëpasnjëshme, të cilat do të jenë të pashmangshme.
