Të fundit

10 PIN-kodet më të zakonshme që zgjedhin njerëzit

Numrat personalë të identifikimit (PIN) shërbejnë si gardianë për llogaritë tona financiare në internet, pajisjet dhe informacionet e ndjeshme.

Derisa koncepti i një PIN kodi me katër shifra mund të duket i thjeshtë, me vetëm 10 mijë kombinime të mundshme, krijimi i tij unik mund të jetë një sfidë.

Një PIN i dobët ose i parashikueshëm mund t’ju lërë të prekshëm ndaj qasjes së paautorizuar, duke e bërë të rëndësishme zgjedhjen e një PIN-i të fortë dhe unik.

Por cilët janë ato PIN-kodet më të zakonshëm?

Sipas të dhënave të mbledhura nga tabelat e ekspozuara të fjalëkalimeve dhe shkeljet e sigurisë – të cilat detajojnë mbi 3.4 milionë PIN-e me katër shifra – kodet më të zakonshme PIN shpesh shfaqin shabllone që i bëjnë ato të lehta për t’u mbajtur mend, por edhe të lehta për t’u hamendësuar.

Top 10 PIN-kodet më të parashikueshme janë:

  • 1234;
  • 1111;
  • 0000;
  • 1212;
  • 7777;
  • 1004;
  • 2000;
  • 4444;
  • 2222;
  • 6969

Këto PIN-kode shpesh përmbajnë shifra të përsëritura, numra vijues ose data të rëndësishme, duke i bërë ato të parashikueshme dhe të prekshme ndaj sulmeve me forcë brutale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci