Të fundit

Tahiri flet për politikat e Trumpit: Nëse preken kufijtë në Ballkan, bëhet mirë për shqiptarët

Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka komentuar një ide siç thotë të spekuluar të ndryshimit të kufijve në rastin e Ukrainës dhe Rusisë, rezultat i bisedimeve të udhëhequra nga presidenti, Donald Trump.

Mirëpo shprehet se po presidenti amerikan, e di shumë mirë që nëse ndodhë ndryshim kufijsh, lëvizje do të kishte në gjithë Ballkanin dhe kjo do sillte bashkimin e kombit shqiptar.

“Kanë nisur spekulimet rreth bisedimeve paqësore Ukrainë-Rusi të udhëhequra nga Trump”.

”Spekulime nga analistë pro-rus e pro- Serbi po afirmojnë idenë e ndryshimit të kufijve duke përfshirë edhe Ballkanin, pra mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo Trumpi e din mirë se nuk ka ndryshim kufijsh vetëm në një pjesë të Ballkanit sepse ato do të ndryshohen në gjithë Ballkanin, me paqe apo me luftë – në këtë rast bëhet mirë për ne shqiptarët sepse bashkohet kombi shqiptar, i ndarë tragjikisht qe një shekull”.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci