Të fundit

Sytë i kishte lente, duart ar(më), trurin memorie

Shkruan: Vehbi Kajtazi

Mëngjeset i kishim të shpeshta. Nga një kafe, të shoqëruar shpesh me nga një gotë, e shumë duhan. Herë, herë nuk flismin asnjë fjalë.

Ani?

Qe valla!

Heren tjetër flisnim shumë. Pak për të ardhmen e shumë për te kaluaren. Për të kaluarën e tij. Të Kosovës. Për luftën që e pa. Tymin e zjarrin që shkrumonte ngado. Gjakun që çdo ditë thoshte se ia ndjen erën. Gjakun e fëmijëve, grave e burrave të Familjes Jashari. Të Qirezit e Likoshanit. Të Reçakut. Të Rogovës së Hasit…

Kjo i shihej në sy. Në ata sy bojë qielli. Plot trishtim. Plot jetë. Plot vuajtje. E kurrë mburrje për punën që ka bërë.

Alban Bujari, ishte profesionist. Dokumentuesi më i madh i krimeve të Serbisë në Kosovë. Luftëtari më i madh për të vërtetën. Fotografi më trim.

Sytë i kishte lente, duart ar(më), trurin memorie. Memorie që nuk e mbajti për vete, por e ndau me ne, me boten, me të ardhmen tonë.

Lamtumirë mik e vëlla. Do të të kujtoj ngado. Sepse ngado që sillem, kam kujtime me ty. Kujtime që vetëm ne që e njohëm nga afër kemi fatin t’i kemi.

Alban ishe në gen, e Bujar në shpirt.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci