Të fundit

Klinton është kryer në shtëpi: Jam duke e marrë veten

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ai është ‘me të vërtetë i lumtur që është kthyer në shtëpi dhe po bën mirë” pasi luftoi me sepsën në një spital në Kaliforni

75-vjeçari, lëshoi deklaratën përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter të mërkurën në mbrëmje, dhe foli nga shtëpia e tij në New York.

“Jam falënderues për mbështetjen e madhe që mora gjatë qëndrimit tim në spital, faleminderit shumë”, tha Clinton.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi, po kaloj mirë, dhe po shijoj motin e bukur të vjeshtës. Jam duke u rimëkëmbur, por dua t’ua kujtoj të gjithëve, kujdesuni për veten tuaj”, tha ai.

Ai ndër të tjerash falënderoi edhe mjekët që e trajtuan në spital gjatë gjatë qëndrimit të tij javën e kaluar.

Gruaja e tij, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, e shoqëroi atë ndërsa doli nga spitali të dielën në mëngjes, pas një qëndrimi pesë netësh duke marrë trajtim për një infeksion urologjik që shkaktoi një gjendje të rrezikshme të njohur si sepsë

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci