Të fundit

Astronautët e bllokuar fillojnë udhëtimin e kthimit në Tokë pas nëntë muajsh në ISS

Dy astronautë amerikanë kanë filluar udhëtimin e tyre të kthimit në Tokë pasi u bllokuan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) për më shumë se nëntë muaj për shkak të një defekti teknik me anijen e tyre kozmike.

Dy astronautët, Suni Williams dhe Barry Wilmore, u larguan nga ISS në bordin e një anije kozmike SpaceX Crew Dragon, me pamje direkte satelitore nga agjencia hapësinore amerikane NASA që tregon nisjen e tyre.

Të shoqëruar nga astronauti amerikan Nick Hague dhe kozmonauti rus Aleksandr Gorbunov, ata pritet të zbresin në brigjet e Floridës rreth orës 22:00 GMT.

Williams dhe Wilmore mbërritën në ISS në fillim të qershorit në fluturimin e parë testues me njerëz të anijes kozmike Starliner të Boeing.

Ata ishin menduar të qëndronin në hapësirë vetëm për një javë, por problemet e shumta teknike me mjetin i lanë të bllokuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci