Të fundit

Ekskluzive: Gjykata ia aprovoi kërkesën Thaçit, sapo mbërriti në Kosovë

Hashim Thaçi ka mbërritur në vendlindje pesë ditë pas vdekjes së babait.

Ish-presidenti i Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, ka mbërritur në Kosovë para disa minutash me aeroplan nën përcjellje të rreptë të sigurimit të gjykatës.

Gjykata Speciale, më në fund, pas shumë përpjekjesh dhe kërkesash nga mbrojtja, ia ka miratuar Hashim Thaçit kërkesën për vizitë humanitare në vendlindje.

Mbrojtja e ish-presidentit kërkoi nga gjykata që klientit të saj t’i jepej leje për pjesëmarrje në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçit, i cili vdiq të dielën. Haxhi Thaçi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Ai ishte 86 vjeç.

Gjykata nuk ia aprovoi deri të enjten kërkesën mbrojtjes së Thaçit, duke ia pamundësuar atij praninë në ditën e varrimit të babait të tij të ndjerë.

Thaçi, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të udhëtojë drejt shtëpisë së familjes sës tij në fshatin Burojë të Skenderajt, ku pritet të takohet me familjarët të cilët kanë hapur tash e pesë ditë të pame për kryeshnosh për kryefamlijarin.

Ish-udhëheqësi politik i UÇK-së qëndroi të enjten e javës së kaluar në Kosovë, kur e vizitoi në spital babain e tij.

Thaçi kishte bërë disa herë kërkesë këtë vit për ta vizituar babanë e moshuar, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore prej muajsh.

Nën përcjelljen e sigurimit të gjykatës, Thaçi qëndroi për disa orë në qendrën klinike, ku u prit me brohoritje kur mbërriti dhe u kur u largua.

Thaçi po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim në qytetin holandez prej vitit 2020. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci