Të fundit

Kryeprokurori i Ferizajt nuk tha të vërtetën, Dardan Krivaqa ka rast të hapur penal

Pavarësisht se kryeprokurori i Ferizajt, Shkuri Jashari kishte deklaruar se Dardan Krivaqa nuk ka ndonjë rast të hapur, Gazeta Insajderi zbulon se ndaj tij ende është një lëndë aktive. Ai akuzohet për grabitje dhe ky rast ende nuk është përfunduar.

Dardan Krivaqa i arrestuar si personi kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit, është emër i njohur për organet e drejtësisë tash e disa vite. Ai që nga fëmijëria nihej si person problematik ndaj të cilit ka pasur vepra të ndryshme penale përfshirë grabitje, detyrim, lëndim trupor, përdorim e shpërndarje të narkotikëve.

Një ditë pas rastit tragjik, derisa Krivaqa ndodhej në arrati, kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari doli në një konferencë për media për të treguar detaje rreth rastit tragjik dhe të kaluarës kriminale të Dardan Krivaqes, shkruan Gazeta Insajderi.

Jashari tregoi se Krivaqa kishte pak muaj që kishte dalur nga paraburgimi lidhur me veprën penale lëndim trupor ndaj policit civil.

Por, kryeprokurori Jashari tha se ndaj Krivaqës tashmë nuk ka asnjë rast të hapur, pasi të gjitha rastet ndaj tij ishin mbyllur.

“Personi që i ka pasur se tani nuk i ka të përfundume ka qenë në paraburgim për një rast me datën 27.12.202 deri më 22.01.2021 ka qenë I ndaluar dhe I caktuar masa e paraburgimit për lëndimë të lehtë trupor, do të thotë nuk ka rast të hapur ndaj personat me inicialet D.K. Nuk ka asnjë rast të në Prokurorin Themelore të Ferizjat ndaj këtij personi”, kishte thënë se Jashari.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Prokurorin Themelore në Ferizaj për të kuptur edhe një herë nëse ndaj Dardan Krivaqes rëndon ndonjë aktakuzë aktive. Të njëjtit u janë referuara deklaratës së kryeprorkurorit Jashari.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci