Të fundit

Zgjatet afati i dorëzimit të dokumenteve edhe për dy javë, tani vetëm me certifikatë biznesi dhe shifrën e konsumatorit

KESCO njofton të gjitha bizneset e vogla që kanë më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor, se afati për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për vazhdimin e furnizimit me energji elektrike nga KESCO si konsumatorë të rregulluar është shtyrë për një periudhë shtesë prej dy javësh. Ky vendim është marrë në bashkëpunim me ZRrE-në dhe ATK-në, pas fluksit të madh dhe kërkesave të shumta nga bizneset për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm, i cili është i domosdoshëm për të vazhduar furnizimin me tarifa të rregulluara.

Për ta lehtësuar këtë proces, tani të gjitha këto biznese duhet të sjellin vetëm dy dokumente të nevojshme:

  • Certifikatën e biznesit me numrin unik
  • Shifrën e konsumatorit të energjisë elektrike të bizneseve përkatëse

Afati i ri për dorëzimin e dokumenteve është deri më 7 prill 2025.

Dokumentet mund të dorëzohen përmes kanaleve zyrtare të KESCO-s, si:

  • Adresa e emailit: [email protected]
  • Qendrat e shërbimit me konsumatorë të KESCO-s, që gjenden anekënd Kosovës

Bizneset duhet të dorëzojnë këtë dokumentacion në afatin e përcaktuar për të shmangur kalimin në tregun e hapur të energjisë. Pa këtë dokumentacion, bizneset do të jenë të detyruara të bëhen konsumatorë të tregut të hapur dhe do të kenë mundësinë të zgjedhin furnizuesin e tyre. Obligimin për t’i sjellë këto dëshmi e kanë të gjitha bizneset e vogla që kanë më pak se 50 punëtorë  dhe kanë më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor.

Ky proces është i thjeshtë dhe mund të kryhet në mënyrë të lehtë përmes këtyre kanaleve.

Liberalizimi i tregut të energjisë është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e konkurrencës dhe zhvillimin e ekonomisë, por është e domosdoshme që bizneset të jenë të përgatitura dhe të informuara për këto ndryshime.

Për më shumë informacion, bizneset mund të kontaktojnë KESCO-n përmes linjave të shërbimit për konsumatorë në qendrat e shërbimit ose në linjat e dedikuara për komunikim me konsumatorët.

[Message clipped]  View entire message

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci