Një spirale e pazakontë është shfaqur në qiell të hënën dhe është parë nga pjesa më e madhe e Evropës.
Shumë njerëz nisën ta publikonin dhe të jepnin teori për të.
Spiralja në formë reje u shkaktua nga SpeceX, që po kryente një lansim rakete shumë sekret.
Kompania nisi lansimin në orën 17 në SHBA.
Pas lansimit pjesa e parë e ka çuar satelitin në gjithësi, gjatë fazës së dytë, pjesa e parë e raketës lëshohet në tokë dhe pjesa e dytë ka lëshuar karburant dhe është ngrirë menjëherë për shkak të lartësisë në të cilën ishte, ka sqaruar BBC-ja.
Rrotullimi i pjesës së ngrirë dhe shpejtësia ka bërë që copa e ngirë të duket si një spirale.
Kjo spirale ka bërë dritë edhe më shumë kur është rrokur nga rrezet e diellit, duke e reflektuar në pjesën e Evropës që atë kohë ishte në mbrëmje.
