“Viktima” sa i përket sulmeve kibernetike kësaj radhe ishte Ermal Fejzullahu. Me një problem të tillë u përball së fundmi këngëtari i njohur shqiptar. Ai përmes rrjeteve sociale zbuloi se ka qenë pre e një sulmi ku i është marrë llogaria nga e cila shkruante. Për 30 orë llogaria e tij ishte e hakuar ndërsa sigurisht nuk është përdorur për qëllime të mira dhe për këtë Ermali u ka kërkuar falje ndjekësve të tij.