Të fundit

Takimi i parë i grupeve punuese për targat – gjashtë muaj afat për zgjidhjen

Delegacioni i ekspertëve nga Kosova është takuar sot me delegacionin serb për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave, ka bërë të ditur Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun.

Lajçak, njoftoi në rrjetin social Twitter për zhvillimin e takimit të parë mes grupeve punuese të të dyja palëve. Ato do të kryesohen nga këshilltarët e Lajçak.

“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohen në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetje konkrete për gjashtë muaj”, ka shkruar Lajcak.

Qeveria e Kosovës, më 20 shtator kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, e cila obligonte të gjithë shoferët e automjeteve me targa të Serbisë t’i hiqnin ato dhe t’i zëvendësonin me targa të përkohshme prej letre.

Më 30 shtator, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në dialogun në Bruksel u pajtuan që automjetet e të dyja vendeve, gjatë qarkullimit në territorin e njëra-tjetrës, të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore të vendit përkatës në targat e automjeteve.

Zbatimi i marrëveshjes nisi më 4 tetor.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci