Të fundit

Billie Eilish sjell në treg parfumin e ri në shishe të frymëzuar nga forma e trupit

Projekti i fundit i Billie Eilish i ka bërë fansat e saj edhe më të lumtur pasi ajo së fundi ka lansuar parfumin e ri.

Ditën e djeshme (e mërkurë), ylli i popit njoftoi në Instagram se do të publikojë aromën e saj të parë, Eilish, duke e quajtur si “aroma më e preferuar në botë”.

“Parfumet kanë qenë një nga gëzimet e mia më të mëdha në jetë, dhe unë gjithmonë kam dashur ta bëj një”, tha 19 vjeçarja për  Vogue. “Dhe jo si Billie Eilish, as si artiste, as si këngëtare. Doja të bëja një parfum për të pasur një parfum. Nuk ka të bëjë me mua, unë thjesht e markoj atë në mënyrë që njerëzit ta shohin atë”.

Aroma e parfumit përmban kakao, erëza të buta dhe vanilje – “Unë kam qenë gjithmonë e dashuruar me vaniljen, që kur isha fëmijë dhe nëna ime më mësonte të piqja”, tha ajo tutje.

Ylli gjithashtu tha për Vogue se ajo dhe babai i saj të dy kanë sinestezi, një fenomen që shkakton ndërthurjen e shqisave të ndryshme, përfshirë nuhatjen dhe shikimin./Paparaci.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci