Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur për rolin e Fatmir Limajt në situatën aktuale politike, duke e quajtur atë “figurën kryesore” për krijimin e institucioneve në Kosovë.
Kajtazi tha se, ndonëse Limaj ka peshë të vogël politike në aspektin numerik, ai është bërë jashtëzakonisht i rëndësishëm në kalkulimet për shumicën qeveritare.
“Fatmir Limaj, emri më i përfolur. Është shumë intersant, kaq i vogël politikisht me numra dhe kaq i rëndësishëm në këtë situatë”, u shpreh Kajtazi në “VV Show”.
Sipas tij, në kohën kur flitet për numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë, askush tjetër përveç Limajt nuk i zotëron ato.
“Kur po diskutohet e flitet për numrat e qeverisë, mendoj që veç Fatmir Limaj i ka numrat, nuk i ka Albin Kurti, as Bedri Hamza as të tjerët. Limaj, si shkoj me Kurtin mund ti ketë numrat, po shkoj ka opozitë i ka ma sigurtë numrat e ky njeri u shndërru në figurën kryesore të krijimit të institcioneve”, deklaroi ai.
Ai përmendi gjithashtu distancimin e Limajt nga AAK.
“U largu nga AAK pa u përshendet me Haradinajn. Ai ka kriju një lloj mosbesimi tek të gjithë faktorët politikë”, theksoi më tej.
