Të fundit

Zbardhet e kaluara e disa prej të arrestuarve në Kaçanik, ishin ndaluar vitin e kaluar

Disa nga të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ishin arrestuar vitin e kaluar për djegien e Gjykatës Themelore në Kaçanik, tha sot drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Hoxha tha se disa nga të arrestuarit në aksionin e të hënës, kanë precedentë penalë në Policinë e Kosovës.

Disa prej tyre ishin arrestuar vitin e kaluar, dipas drejtorit Hoxha.

“Rreshteri ynë ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste dhe pastaj ka punuar në mbështetje të hetimeve të Policisë për zbardhjen e rasteve të mëhershme. Do të thotë, këta janë persona të dyshimtë të cilët kanë qenë më herët të arrestuar për pamfletet dhe djegien e Gjykatës”, tha ai.

“Disa nga të arrestuarit, kanë qenë të arrestuar në këtë rast [djegien e Gjykatës] dhe të njëjtit janë të dyshuar për vrasjen e rreshterit tonë”.

Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini tha se rasti ndaj tyre vazhdon të shqyrtohet në gjykatë.

“Në rastin e Gjykatës janë gjykuar personat për veprimet që i kanë bërë. Nuk është e vërtetë që personat janë liruar për djegien e Gjykatës. Procedurat për ta vazhdojnë. Mirëpo nuk ka ndonjë ndërlidhje eksplicite që djegia e gjykatës ka të bëjë me vrasjen e rreshterit”, tha Çerkini.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci