Të fundit

Kajtazi: Nuk mund të kërkosh zhdukjen e Izraelit dhe të jesh deputet në Kuvendin e Kosovës

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke e akuzuar për tolerimin e grupeve ekstremiste dhe për dështim në trajtimin e radikalizmit që ka goditur Kosovën.

Në “VV Show”, Kajtazi ka përmendur periudhën e arrestimeve masive të vitit 2014, pas fluksit të shqiptarëve që iu bashkuan luftës në Siri, dhe ka theksuar se, megjithëse disa imamë u burgosën, veprimtaria e këtyre individëve vazhdoi të mbetej e rrezikshme për shoqërinë.

“Arrestimet masive (2014) për shkak të shkuarjes masive të shqiptarëve në luftë në Siri. Ndërhyrja e shtetit në atë kohë, u burgosën disa imamë. Ndryshoi veprimtarinë e tyre por jo qëllimin. Këta ndryshuan në pamje. U kthyen në një stil normal por u futën në rrjete kompjuterike. Shumica janë IT”.

Ai e ka quajtur të heshtur Qeverinë Kurti në luftën ndaj këtij fenomeni.

Një nga shqetësimet më të mëdha të gazetarit është pranimi në Kuvend i deputetëve që mbështesin ideologji të dënueshme, përfshirë ato që synojnë zhdukjen e Izraelit.

“Prej kohës kur iu ndal turri këtij problemi shteti ka qenë goxha i heshtur veçanërisht këto 4-5 vjet e fundit për shkak se partia në pushtet i kishte afër këta njerëz, hyri në Kuvend me ta, i futi në Kuvend disa prej tyre. Bindje totalisht të dënuar me ligj sepse Nuk mund të kërkosh zhdukjen e Izraelit dhe të jesh deputet në Kuvendin e Kosovës”.

Për më tepër, Kajtazi theksoi se mosdekretimi i Blerim Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit, personit që kishte udhëhequr hetimet dhe ndjekjet penale ndaj këtyre grupeve ekstremiste, ka dhënë kurajë për këta individë.

“Dhe e fundit që është më e keqja, njeriu që e kishte udhëheq krejt këtë proces të ndjekjes penale të këtyre njerëzve Blerim Isufaj ky regjim ky pushtet nuk e do. Edhe kjo këtyre iu ka dhan zemër për me dal në sipërfaqe dhe tash kanë nis të mos fshihen më”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci