Të fundit

Trump hap një rrjet të ri social, rival i Facebook dhe Twitter

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të rivalizojë rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter duke hapur një të tijin.

Truth Social do të quhet media sociale e Trump, i cili planifikohet të ketë edhe një shërbim abonimi me video.

Trump deklaroi se platforma e tij “do t’i rezistojë tiranisë së teknologjisë së madhe”, duke i akuzuar rrjetet më të mëdha sociale se po i heshtin zërat kundër Shteteve të Bashkuara.

“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë Presidentit tuaj të preferuar amerikan i mbyllet goja. Të gjithë më pyesin pse dikush nuk i reziston kompanive të mëdha teknologjike? Epo, ne do ta bëjmë së shpejti!”, shtoi Trump.

Trump u pezullua nga rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin në janar.

Versioni fillestar i Truth Social do të jetë i qasshëm për një pjesë të njerëzve ndërsa brenda tre muajve të parë të vitit të ardhshëm “do të ketë një përhapje mbarëkombëtare” thuhet në një deklaratë të Trump Media & Technology Group (TMTG) që është në pronësi të Trump.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci