Të fundit

I përfshirë në vrasjet e policëve pas luftës, e kaluara kriminale e Bajram Kiqmarit – i arrestuar për shpërthimin në QKUK

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është arrestuar i dyshuari për shpërthimin në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që kishte cak automjetin e ushtruesit të detyrës së QKUK-së, Osman Hajdari.

Paparaci raporton se i dyshuari i arrestuar është Bajram Kiqmari. Ai është arrestuar në Podujevë dhe se po hetohet për vepra penale serioze, përfshirë përdorimin e armës, zjarrëvënie, mbajtje dhe kontroll i paautorizuar i armëve.

Mirëpo Kiqmari është emër shumë i njohur dhe me të kaluar të rëndë kriminale.

Kiqmari ishte arrestuar në vitin 2017 nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës për vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim-vrasjen e dy pjesëtarëve të këtij misioni gjatë vitit 2004. Për të njëjtin rast ai ishte arrestuar edhe në vitin 2014. Përveç Kiqmarit, në vitin 2017 ishte arrestuar edhe Alban Dizdari.

Kiqmari u arrestua në një aksion të madh të policisë së Kosovës dhe EULEX-it, në të cilin kishin marrë pjesë 135 policë. Në këtë aksion ishte bastisur shtëpia e njërit prej kriminelëve të përfshirë në krime të ndryshme në Kosovë, përfshirë vrasje, kidnapime, haraç etj.

Shtëpia e familjes së të vrarit Agron Sylejmani në një fshat të Podujevës ishte cak i bastisjeve. Sylejmani është vrarë në vitin 2004 në një aksion të cilësuar terrorist kundër një patrulle të policisë.

Policia kishte arrestuar disa persona për këtë akt, por vetëm njëri prej tyre është dënuar më 30 vjet burgim: Shkumbin Mehmeti.

Në këtë sulm ishin vrarë policët Arsim Rrustolli dhe Kujo Osoman nga Gana e Afrikës që punonte në kuadër të Policisë së UNMIK-ut.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për vrasjen e zyrtarëve policorë kishin qenë edhe Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

Ish-Gjykata e Qarkut e Prishtinës, më 9 nëntor 2007, fajtor për sulmin që ishte konsideruar si terrorist e kishte shpallur vetëm Shkumbin Mehmetin, të cilin e kishte dënuar me 30 vite burgim, ndërsa i kishte liruar nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.

Prokuroria e EULEX-it, më 21 korrik 2017 kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, për shkak të kryerjes së veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje në tentativë”.

Sipas aktakuzës, katër të akuzuarit më 23 mars 2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut, të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër pasagjerëve të saj, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, A.Rr, të cilët kishin qenë duke i kryer detyrat e tyre të mbrojtjes së rendi ligjor.

Lëndime nga plumbat e shkrepur kishin pësuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut, Ramë Zeneli.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit qëllimisht kishin rrezikuar jetën e më shumë personave, të cilët ishin në automjete që vinin prapa veturës së UNMIK-ut, duke vepruar për motive nacionaliste dhe qëllimisht kishin kryer këto dy vrasje./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci